Pastrimi i veshëve me kunja pambuku, i rrezikshëm

23:03 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Pastrimi me piskatore pambuku, është jo vetëm i pashëndetshëm, por edhe i rrezikshëm.

Në pjesë e madhe e njerëzve i pastrojnë veshët duke përdorur kunja prej pambuku. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë të shmangim përdorimin e tyre pasi me shumë mundësi mund të shkaktojnë dëmtimin e daulleve të veshëve dhe të kenë ndikim të madh negativ në dëgjim.

Veshët kanë procesin e tyre natyral të pastrimit, i cili nuk përfshin futjen e objekteve në të. Pastrimi i veshëve në këtë mënyrë me shumë mundësi mund të rezultojë tejet e dëmshme për të gjithë ju.

Dylli i veshit dhe kanali i veshit

Veshët përmbajnë një antibakterial natyralë për të mbrojtur ata në mënyrë të shëndetshme, i cili njihet si dylli i veshit. Ai krijohet në afërsi të daulles së veshit dhe del jashtë në mënyrë të ngadaltë.

Shumë njerëz grumbullojnë dyllin e veshit më shpejt se të tjerët dhe nëse atë nuk e pastroni në kohën e duhur, mund të ndikojë në dëgjimin tuaj. Disa herë një gjë e tillë mund të shkaktojë edhe dhimbje. Në këtë moment njerëzit marrin kunjat prej pambuku për të larguar dyllin nga veshët, fatkeqësisht, kjo mënyrë më shumë e dëmton se sa e pastron veshin.

Daullja e veshit

Duke pastruar veshët me kunja pambuku ju shtyni dyllin edhe më tej në vesh, çka bën që ai të ngecë në daulle dhe ta bllokojë atë. Në këto raste rreziku i çarjes së daulles apo krisjes së saj është shumë i madh. Në të njëjtën kohë shtyhet edhe vendi i prodhimit të dyllit nga veshi i jashtëm në atë të brendshëm, çka mund të bëjë që të shkaktohen infeksione nga më të ndryshmet.

Si duhet t’i pastroni veshët

Pjesa të cilën ju mund dhe duhet të pastroni, është ajo e jashtme e veshit. Ju mund ta pastroni atë duke përdorur një rrobë të lagur, ujë apo sapun. Pra, ju nuk duhet të pastroni kanalin e veshit duke bërë që të largoni dyllin nga veshi.

Nëse vini re se nga veshët tuaj është duke dalë një sasi e madhe dylli, kjo do të thotë se veshët janë ndotur dhe ju duhet të vizitoni një mjek. Ai mund t’ju pastrojë veshët nga dylli me ujë peroksidi, i cili do të injektohet në veshin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme