Ardhja e pranverës shpesh është sinjali i parë që na shkund për të na kujtuar se duhet të humbim peshë e të sjellim trupin në një formë më të përshtatshme për veshjet e lehta e sidomos për bikinit në plazh.
Shumë njerëz provojnë të lënë ushqimin apo të mbajnë edhe dieta ekstreme, të cilat përveç nuk sjellin asnjë efekt afatgjatë, shpesh janë edhe të dëmshme për shëndetin
Por një metodë shumë natyrale dhe efikase për të humbur peshë dhe për të pastruar nga toksinat trupin dhe lëkurën sipas disa ekspertëve, është pakësimi i konsumimit të sheqerit ose në rastin më të mirë, zhdukja e plotë nga dieta ushqimore për një periudhë të paktën 1 mujore e këtij produkti.
Sipas Brooke Alpert, dietologe dhe eksperte e shëndetit, sheqeri na mban mbi peshë dhe është gjithashtu një nga shkaqet kryesore për sëmundje të zemrës e për mplakje të hershme të lëkurës.
Sipas saj, për të lënë sheqerin në mënyrë të plotë, si pjesë e detoksikimit, nuk mjafton të lësh vetëm ëmbëlsirat, por edhe frutat dhe perimet me përmbajtje niseshteje, si misri, bizelet, patatet e ëmbla apo kungujt.
Nuk duhen përdorur as bulmete apo alkool. Dhe nëse nuk hyni në grupin e atyre njerëzve që kanë varësi nga sheqeri dhe mund të jetoni pa të pakën 1 muaj, atëherë më mirë për ju, pasi ekspertët kanë zbuluar se në këtë rast efekti është i menjëhershëm dhe afatgjatë.
Lënia e sheqerit në mënyrë të plotë është e vështirë sidomos për tri ditët e para, të cilat duhen zgjedhur me kujdes, kur të mos kesh shumë ngarkesë nga puna.
“Sidomos ata që kanë varësi të madhe ndaj sheqerit, në tri ditët e para mund të ndiejnë plogështi dhe lodhje, por në këtë rast mund të hash një copëz fruti”, thotë Alpert, teksa shton se nëse gjatë gjithë kësaj kohe ia del të qëndrosh i hidratuar mund ta heqësh edhe varësinë nga sheqeri.
Dhe nëse e arrini këtë, jo vetëm trupi, por edhe lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse pasi efekti do të jetë më se i dukshëm./gsh/
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues