Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e zgavrës së gojës.
Me përbërjen e saj që ka, është e dobishme edhe për tharje të puçrrave, lisë së ujit, mund të ndërpresë edhe rrjedhjen e gjakut pas situatave të pakëndshme të depilimit, zbardh, shndrit, freskon, largon njollat, ripërtërin dhe mbron smaltin.
Por, pasta bën çudira për shumë gjëra dhe jo vetëm për dhëmbë.
PUÇRRAT – Për t’i tharë puçrrat qitni mbi to pastë dhëmbësh. Në fillim mund të ndieni djegie të lehtë, mirëpo shpejt do të qetësohet. Lëreni të ndikojë një orë dhe pastaj me ujë të vakët me kujdes hiqeni pastën. Fytyrën thajeni plotësisht, pastaj qitni krem hidratues. Veprimin nganjëherë duhet përsëritur disa herë në mënyrë që puçrrat të thahen, mirëpo nuk do të duhej ta provonit nëse keni lëkurë të ndjeshme.
LIA E UJIT – Pasta e dhëmbëve mund të shpejtojë procesin e tharjes së lies. Qitni pastë në li dhe lëreni të ndikojë sa më gjatë.
THONJTË – Pasta e dhëmbëve do t’i forcojë thonjtë ndjeshëm. Pastën qiteni në thonj, pastaj fërkoni me lëvizje të buta. Thonjtë bëni masazh dhjetë minuta, pastaj pastën lajeni me ujë të vakët. Këtë veprim nuk do të duhej ta provonit nëse keni ndërgishte (vallum unguis). Prisni që ndërgishtet të dregëzohen, dhe vetëm atëherë i kuroni thonjtë me pastë.
PRERJET – Nëse gjatë depilimit jeni prerë me zhilet, rrjedhjen e gjakut do ta ndërprisni me pastë dhëmbësh, transmeton Telegrafi. Pastën qiteni në prerje, dhe pastaj ftoheni vendin e prerë, mbylleni plagën dhe pengoni rrjedhjen e mëtejshme.
IRRITIME TË LËKURËS – Irritimet e pickimit të insekteve, herpesi, kallot e lëkurës janë më të shpeshtat dhe më të dhimbshmet dhe kruhen. Vendosni pak pastë për dhëmbë në vendin e pickimit të insekteve, ajo do të eliminojë të kruarën dhe të reduktojë ënjtjen. Pasta than herpesin dhe kallot, çka mundëson shërim të shpejtë. Në këtë rast më së miri është që pastën ta përdorni gjatë natës.
LEHTËSONI DJEGIET – Për djegiet më të vogla të cilat nuk përfshijnë plagë të hapura, pasta për dhëmbë mund të ofrojë lehtësim afatshkurtër. Ajo krijon ndjenjën e ftohjes së djegies. Aplikojeni butë, menjëherë pasi që të digjeni. Pasta do ta reduktojë ndjenjën e zjarrmisë dhe parandalojë hapjen e plagës.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...