Pasojat që na shkaktohen nga ajri i ndotur

18:34 | 2 Prill 2019
L G

Ka filluar numërimi mbrapsht për lansimin e një prej përpjekjeve më të fuqishme për parandalimin e ndotjes së ajrit. Nga e hëna e javës së ardhshme, mijëra shoferë do të përballen me një taksë të re për të hyrë në Londër.

Qëllimi është që të ndalohen makinat që e ndotin më shumë ajrin në mënyrë që të zvogëlohen sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme.

Iniciativa vjen pasi shkencëtarët thonë se ndikimet e ndotjes së ajrit janë shumë më serioze se që mendohej më parë.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan i tha BBC-së se rreziku i ndotjes së ajrit, që në shumicën e rasteve është i pavërejtur nga sytë tanë, është një urgjencë shëndetësore publike.

Përgjatë dekadave të fundit, hulumtuesit kanë zbuluar se si gazërat, si dioksidi i azotit dhe copëzat e vogla, të njohura si materie të lëngshme dhe jo të lëngshme, mund të depërtojnë thellë në trupin tonë me rrezikun për të shkaktuar dëme të afatgjata.

Sulmi astmatik

Efektet më të qarta janë në frymëmarrjen tone. Çdokush që vuan nga astma është më i prirë të jetë në rrezik sepse ajri i ndotur mund të shkaktojë probleme kronike dhe po ashtu të nxisë sulm.

“Më është dashur të rri zgjuar gjatë një nate sepse gjoksi im ishte shumë keq për shkak të kësaj ndotjeje të ajrit”, tha Alfie, 10 vjeçar. “Nuk mund të flija dhe nëna ime është dashur të rrinte zgjuar”, shtoi ai.

“I gjithë ky ajër i ndotur mund t’i dëmtojë mushkëritë tuaja, madje mund ta dëmtojë edhe trurin dhe mund të dëmtojë pothuajse gjithçka në trupin tuaj”, tha ai.

Vështirësi më të mëdha

Ndotja e ajrit mund t’i keqësojë edhe rrethanat tjera të sistemit të frymëmarrjes, duke përfshirë emfizemën dhe bronkitin kronik, poashtu edhe kanceri i mushkrive mendohet të jetë pasojë e ndotjes së ajrit.

Nuk është domosdo e nevojshme që një sëmundje e caktuar të paraqitet, por trupi i tyre është shumë më pak i aftë t’i ballafaqojë  vështirësitë e caktuara duke kaluar nga mosha e adoleshencës në pleqëri.

Provat faktike

Një studim i gjerë kinez vitin e kaluar dëshmoi se ekziston një lidhje mes ndotjes dhe performancës së zvogluar të aftësisë për njohje, përderisa një studim britanik i publikuar javën e kaluar sugjeroi një lidhje me episodat psikotike tek të rinjtë.

Sipas profesorit Jonathan Grigg të Universitetit “Queen Mary” të Londrës, një figurë e rëndësishme për hulumtimin e efekteve të ndotjes së ajrit tek fëmijët, faktet për një ndikim edhe më të gjerë po rriten, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme