Shumë ekspertë bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish fare ujë. Megjithatë, uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera.
Por, çfarë saktësisht e rritë këtë dallim?!
Dioksidi i karbonit – Ndryshe nga uji natyral, uji i gazuar është i pasur me dioksid karboni, element ky që përdoret edhe për lëngjet me gaz.
Por, cilat janë efektet e dioksidit të karbonit?
Fillimisht besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat. Megjithatë, studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat. Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar.
Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer.
Pasojat e ujit të gazuar për dhëmbët
Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral, por kjo sasi nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët.
Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara.
Megjithatë, uji i gazuar ka edhe disavantazhe, sidomos sa i përket shëndetit të dhëmbëve. Pijet me gaz në përgjithësi prishin pehashin e gojës dhe ekuilibrat e mineraleve të dhëmbëve dhe ato tek pështyma. Një gjë e tillë nxit gërryerjen e enamelit të dhëmbëve.
Pirja e vazhdueshme e ujit me gaz apo lëngjeve të tjera të gazuara do të nxisë rënien dhe prishjen e dhëmbëve, për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që pijet me gaz të përdoren me kujdes.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj