Karantina ka ndikuar shumë mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve; 65% e atyre nën 6 vjeç dhe 71% e atyre më të rritur kanë pasur siaps një studimi të fundit probleme të ndryshme të sjelljes dhe simptoma regresioni të gjumit. Studimi u krye nga spitali pediatrik Gaslini në Xhenova gjatë periudhës së izolimit ndërmjet 24 Marsit dhe 3 Prillit, tre javë pas fillimit të karantinës.
Fëmijët më të vegjël, nën 6 vjeç, në qindra raste kanë shfaqur nervozizëm, vështirësi në gjumë, zgjim nate, ankth, frikë e të qara pakontrollueshme. Tek adoleshentët, është diktuar një ndjenjë gulcimi, probleme me gjumin, vështirësi për t’u zgjuar, nervozizëm I shoqëruar me ndryshim të humorit, përdorim jo i duhur i mediave sociale dhe bashkëpunim të dobët në aktivitetet e vendit. “Hulumtimi konfirmon frikën dhe të dhëna të mëhershme që kemi pasur”, shpjegoi zëvëndesministrja italiane për shëndetësinë, Sandra Zampa. “Këto muajt e fundit, ka pasur shpesh diskutime për izolimin dhe gjendjen e fëmijëve. Hetimi konfirmon se duke qenë të detyruar të mbyllen në shtëpi, pa shokë, pa shkollë, pa gjyshër dhe xhaxhallarë dhe pa atë seri zakonesh që përbëjnë në fakt për ta një element sigurie, pasojat tek shumë fëmijë, kanë qenë të konsiderueshme”, shton ajo.
Për psikiatrin Fabrizio Starace, anëtar i grupit punues të Vittorio Colao, të dhënat e hulumtimit “nuk janë befasuese dhe konfirmojnë shtrirjen e këtij fenomeni, të ndjerë nga të gjitha familjet italiane me fëmijë”, ndërsa thotë se duhet përcaktuar sa më shpejt një rutinë e përditshme për ta, e cila përfshin lojëra dhe aktivitete fizike “./koha.mk/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...