Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë. Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga dita e enjte do të punojnë nga 12 orë.
Këtë e konfirmoi toger Bajram Krasniqi nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës, por ai tha se kjo masë nuk është asgjë e pazakontë, pasi që ka ndodh edhe më herët, duke mos dhënë detaje tjera nëse ka të bëjë me ndonjë ngjarje specifike.
I njëjti mobilizim ka ndodhur edhe në QKUK, edhe pse Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, njëjtë sikur toger Bajram Krasniqi, thotë se “kjo masë nuk është asgjë e pazakontë”.
Në një prononcim për Insajderin, Gjocaj tha se ky mobilizim vlen për festat dhe fundjavën.
“QKUK dhe çdo Institucion Shëndetësor Publik Spitalor në varësi të SHSKUK-së, kemi obligim mbulimin e Shërbimeve Emergjente dhe urgjente 24 orë pa ndërprerje. Nuk ka diçka të pazakontë pos që kemi kërkuar që Shërbimet e kujdestarive të mbulohen sa më mirë, dhe kemi ushtruar mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve në mënyrë që shërbimi shëndetësor dhe trajtimet e pacientëve të shtruar të jenë sa më ë mira për qytetarë dhe sidomos në ditët e vikendit dhe ato festive”, ka thënë Gjocaj.
Ai nuk ka dashur të komentojë më shumë duke thënë se nuk ka asnjë lajmërim për ndonjë rrezik në masë.
“Pra, asgjë konkret përpos shtimit të kontrolleve të brendshme shumë më dinamike dhe serioze (disiplina dhe korrektësia në Pune gjatë kujdestarive)”, ka thënë Gjocaj.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë