Sado mosbesuese të jenë gratë shtatzëna, kur bëhet fjalë për besëtytni të cilat lidhen me foshnjën të gjitha janë kurioze dhe në një formë a tjetër priren të veprojnë a të besojnë ato çka u thuhet.
Nëse gjiri i majtë është më i madh se i djathti, barku është në formën e frutit të shalqirit, ju hahen ëmbëlsira, ju dalin puçrra etj besohet se ju do të lindni një vajzë. Por gjyshet thonë që nëse barku juaj duket si top basketbolli, duart i keni të thata, unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark e sigurt që ju do të lindni një djalë. Këto gjëra mund t’i besoni ose jo, por kjo që do të lexoni më poshtë është e vërtetuar shkencërisht ndaj nuk keni mundësi zgjedhjeje, duhet ta besoni ! Sipas një studimi të fundit nga hulumtuesit e Universitetin e Albertës, një frutë mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të foshnjës në bark. Dikur njihej vetëm fuqia e peshkut në këtë fushë, por tashmë kësaj liste i është shtuar dhe molla.
Frutat janë një burim i mahnitshëm i phytonutrientëve, antioksidantëve, vitaminave kryesore, mineraleve dhe fibrave probiotike, të cilat mund të luajnë një rol në përmirësimin e funksion kognitiv in-vitro dhe in-vivo!
Duke analizuar të dhënat e 688 fëmijëve të cilët ishin pjesë e studimit kanadez, studiuesit gjetën se sa më shumë fruta të kishin konsumuar nënat e ardhshme gjatë shtatzënisë së tyre aq më të zgjuar do të ishin fëmijët një vit pas lindjes, raporton Wall Street Journal./living.al
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit