Nëse vazhdon ky trend, një në tre të rritur në SHBA mund të kenë diabet deri në vitin 2050, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një shifër kjo shumë e frikshme.
Por, fatmirësisht, mund të merren disa masa për parandalimin e zhvillimit të kësaj sëmundjeje, duke filluar nga ushqyerja dhe mënyra e shëndetshme e jetesës.
Hani mëngjes
E kemi thënë disa herë: Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ja një tjetër arsye për të furnizuar barkun që në mëngjes: Një studim i publikuar tek revista “Public Health Nutrition”, ku u përfshinë më shumë se 100 mijë pjesëmarrës, zbuloi se njerëzit që anashkalojnë mëngjesin kanë 15-20% më shumë rrezik të preken nga diabeti, krahasuar me individët që hanë mëngjes rregullisht.
Sigurisht, jo të gjitha mëngjeset duhet të jenë njësoj. Për të menaxhuar sa më mirë peshën, rregulluar glukozën në gjak dhe nivelet e insulinës, dhe për të marrë lëndët e duhura ushqyese, mjekët këshillojnë të konsumoni një mëngjes të balancuar që përmban 5 komponentë: perime, proteina, yndyra, një racion të vogël me karbohidrate dhe erëza.
Një vakt i mirë për mëngjes për shembull do të ishte; Kos i bërë vetë, tërshërë, fara lini, fruta pylli, 1 lugë mjaltë, pak kanellë…
Shijoni kafen
Lajm i mirë nëse e nisni ditën me kafe: Pasi analizuan 28 studime të mëparshme, ku janë përfshirë më shumë se 1 milion pjesëmarrës, hulumtuesit shkencorë zbuluan se personat që konsumojnë 5 filxhanë me kafe në ditë janë 33% më pak të rrezikuar që të preken nga diabeti, krahasuar me ato që nuk konsumojnë fare kafe. Efektet kanë qenë të njëjta si tek meshkujt ashtu edhe femrat në të gjithë Amerikën, Evropën dhe Azinë.
Shkencëtarët e lidhin këtë me përbërësit natyral të kafes, si magnei dhe acidi klorogjenik, ku në testimet e kryera tek minjtë ka rezultuar se mund të ulin nivelet e glukozës në gjak.
Për të shtuar edhe më shumë përfitimet e kafes, shoqërojeni atë me pak qumësht bajamesh ose kokosi, si dhe pak kanellë. Kjo e fundit do t’i japë një shije të ëmbël kafes suaj, kështu do ta pini me pak ose fare sheqer. Plus që, disa studime kanë treguar se kanella mund të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës, si dhe ul nivelet e kolesterolit.
Konsumoni ushqime të pasura me magnez
Shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm magnez, një lëndë ushqyese kjo e nevojshme për zemrën, muskujt dhe sistemin imunitar. Përveç këtyre, magnezi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen larg të diabetit të tipit 2.
Studimet kanë treguar se rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2 ulet me 15% për çdo 100 mg magnez më shumë që mund të merrni çdo ditë Kjo sasi është e barabartë me përmbajtjen e magnezit në 4 kupë bollgur të gatuar, 1 kupë fasule, ¼ kupë fruta të thata, ½ kupë spinaq të gatuar ose tre banane.
Mirë është të konsumoni çdo ditë ushqime të pasura me magnez,si: avokado, panxhar, të gjitha llojet e drithërave (oriz kafe, kuiona, elb), fasule, thjerrëza, fiq të thatë, papaja, fara (kungulli, susami, luledielli) dhe çokollatë të zezë.
Ndiqni dietën mesdhetare
Mund ta keni dëgjuar se dieta mesdhetare siguron një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga ulja e rrezikut të zhvillimit të kancerit, mbrojtja e zemrës dhe parandalimi i diabetit të tipit 2.
Gjatë një studimi, të publikuar tek revista Annals of Internal Medicine, shkencëtarët zbuluan se dieta mesdhetare ul rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Gjatë studimit, meshkujt dhe femrat me rrezik të lartë kardiovaskular ndoqën një nga këto tre dieta: një dietë mesdhetare me vaj ulliri ekstra të virgjër, një dieta mesdhetare me fruta të thata, ose një dietë të kontrolluar e ulët në yndyra. Tek grupi që ndoqi dietën e ulët në yndyra u diagnostikuan më shumë persona me diabet gjatë periudhës së studimit (101 raste të reja). Tek grupi me fruta të thatat u diagnostikuan 92 perona, ndërsa te grupi i parë (me vaj ulliri) u diagnostikuan vetëm 80 persona.
Për të marrë sa më shumë përfitime nga dieta mesdhetare, sigurohuni të ndiqni principet tradicionale: një racion yndyrë të lartë në yndyra monounsaturated (mono të pangopura) në vend të yndyrave të ngopura (me fjalë të tjera, më shumë vaj ulliri në vend të gjalpit), shumë fruta, perime, drithëra (bollgur, kuiona), bishtajore (fasule, thjerrëza, bizele), verë të kuqe në sasi të moderuar, produkte të qumështit dhe peshk të shëndetshëm.
Konsumoni perime të gjelbra
Mund ta keni dëgjuar këshillën që të konsumoni sa më shumë perime, megjithatë njëra prej tyre mund të ofrojnë më shumë mbrojtje ndaj diabetit. Gjatë një studimi të publikuar tek Revista Mjekësore Britanike, hulumtuesit shkencorë zbuluan se konsumimi i vetëm një racioni me perime me gjethe jeshile çdo ditë (rreth 1 kupë e gjysmë) ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 14%./shendeti.al/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...