Parandalimi i obezitetit: Duhet apo nuk duhet të fleni të uritur?!

01:10 | 17 Janar 2021
Trina Galanxhi

Thënia ‘haje mëngjësin si mbret, dhe darkën si shërbëtor’ nuk thuhet pa ndonjë arsye.

Sidoqoftë, a është e vërtetë?

Hulumtimi i botuar në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism ka treguar se një mëngjes i bollshëm në vend të një darke të bollshme mund të parandalojë obezitetin dhe sheqerin në gjak, transmeton portali arbresh.info

Studimi u krye në 16 burra që konsumuan një mëngjes me pak kalori dhe një darkë me shumë kalori dhe në fazën e dytë të studimit, ata bënë të kundërtën. Autori i studimit, Dr. Julia Richter, nga Universiteti i Lubeck në Gjermani, tha se rezultatet tregojnë se njerëzit që konsumojnë mëngjes me shumë kalori dhe darka me pak kalori kanë dy herë e gjysmë më shpejt humbje të kalorive.

Për më tepër, përqendrimet e ngritura të sheqerit në gjak dhe insulinës dietike u ulën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme