Vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë:
Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.
Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen:
1) Është e pasur me antioksidantë:
Sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.
2) Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar:
Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.
3) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit:
Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.
4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool:
Në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.
5) Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje:
Këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...