Numri i të prekurve nga epidemia e fruthit në Kosovë po shënon rritje. Janë hiç më pak se 36 raste me këtë sëmundje ngjitëse që po trajtohen në Klinikën Infektive në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Rastet më të shpeshta që po lajmërohen në këtë klinikë janë fëmijët e komuniteteve rom, shkali, si dhe egjiptian, derisa ka edhe nga shumica shqiptare të raportuar si të prekur nga kjo epidemi, shkruan “Zëri”.
Edhe pse rastet e para zyrtarisht mësohet se janë paraqitur në muajin qershor, intervenimi i institucioneve sidomos për të pajisur me medikamente Klinikën Infektive ka ndodhur tek të enjten. Klinika Infektive është furnizuar vetëm në këtë ditë me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj Klinike, ka bërë të ditur se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth.
Prej tyre ai ka thënë se katër raste janë në gjendje më të komplikuar. Përderisa rastet të tjera, sipas tij, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore pas trajtimit janë liruar për në shtëpi. Ramadani ka thënë se pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40-vjeçare.
Ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive po tregohet angazhim i lartë për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.
Ai ka premtuar se do të angazhohet bashkë me Bordin Drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe me materiale shpenzuese, por edhe me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme. Ndërkaq gjatë ditës zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së ka njoftuar se Klinika Infektive furnizohet me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...