Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet si dhe mund të kurojë gjendjen e rënduar shpirtërore. Mund të thuhet se ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës. E njohur si stimuluese, antidepresive, për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një ilaç. Kakaoja, është gjithashtu burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore, transmeton Shendeti.com.al.
Kakaoja, ashtu si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si antioksidantët më të përqendruar të cilët ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Disa nga problemet shëndetësore që kakao kuron janë:
1-Ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2-Mund të përdoret si antidepresiv
3-Ul presionin e gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesën
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë