Pajisja e re për diabetin do t’u japë fund shpimeve të gishtave

14:55 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një pajisje e vogël që ngjitet në krahë mund të ndryshojë jetën e qindra mijëra njerëzve që vuajnë nga diabeti. Kjo pajisje mund t’u japë fund vuajtjeve të pacientëve nga shpimet e vazhdueshme të gishtave për të matur nivelet e sheqerit në gjak.

Ajo përmban një sensor në madhësinë e një monedhe që mat nivelet e sheqerit në gjak nga qelizat sipër lëkurës dhe i transmeton të dhënat në telefonin inteligjent.

Një studim i kryer tek më shumë se 50 mijë pacientë tregoi se kjo teknologji ka përfitime të konsiderueshme në shëndet.

Ka një vit që sistemi përdoret në Britani nga disa pacientë që vuajnë nga diabeti.

Qindra mijëra njerëz mund të përfitojnë nga pajisja nëse kompania Abbott arrin të negociojë me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit për ta vënë atë në dispozicion të pacientëve falas.

Pajisja është aktualisht në dispozicion për pacientët me diabet të tipit 1, një sëmundje autoimunitare që ndalon trupin të prodhojë vetë insulinë.

Kjo sëmundje shfaqet zakonisht në fëmijëri ose adoleshencë. Të gjithë të sëmurët me diabet të tipit 1 duhet të monitorojnë rregullisht nivelet e sheqerit në gjak për të kontrolluar nëse kanë nevojë për injektim të insulinës.

Pajisja mendohet të jetë sidomos e domosdoshme për fëmijët me diabet të tipit 1, duke qenë se prindërit e tyre do të kenë mundësi të mbledhin të dhëna nga pajisja duke i kaluar në telefon, edhe nëse fëmijët e tyre janë duke fjetur.

Pajisja mund të ndihmojë gjithashtu miliona pacientë me diabet të tipit 2, të cilët duhet të injektojnë vazhdimisht insulinë.

Dr. Ramzi Ajjan, nga Universiteti Leeds, në Britani, tregon se pajisja ka ndihmuar pacientët të monitorojnë sheqerin në gjak ose gliceminë.

“Duam ta shohim këtë sistem tek NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit). Pacientët me diabet të tipit 1 do të përfitojnë shumë nëse kjo teknologji vihet në dispozicion”.

pajisje_diabet

Parandaloni dhe kuroni diabetin
Nëse ju apo një i afërmi juaj ka shqetësimet e mëposhtme:
Tharje të gojës, etje të shtuar, urinim të shpeshtë, oreks të shtuar, lodhje trupore, djersitje të shtuar, rënie të pashpjegueshme në peshë mund të bëni kontrollin e diabetit tek “Spitali Continental” për vetëm 5000 lekë.
Në kontroll përfshihen:

– Vizitë me mjekun Endokrinolg
– Glicemia esëll (sheqeri në gjak)
– Hemoglobina e glukozuar (tregon ekuilibrin e sheqerit për tre muajt e fundit)
– Lipidograma (yndyrat)
– Azotemia, kreatinemia
– Proteinat totale
– Provat e heparit
– Gjak komplet
– Urinë komplet

Kjo vlen edhe për diabetiket për të parandaluar ndërlikimet kronike të diabetit.
Telefono: 04506666 ose 0697004000.
Adresa: Lagjia Ali Demi, pranë Ish- Poligrafikut, Tiranë

Për Ju, Për Familjen, Për jetën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme