Sikurse gratë, edhe burrat kalojnë në menopausë.
Kushtet që kontribuojnë në pagjumësi te burrat variojnë nga çrregullimet e mushkërive dhe zemrës deri te ato urinare.
Pagjumësia shkakton probleme te gratë, por edhe tek burrat.
Burrat gjithashtu përjetojnë ndryshimin e niveleve të hormoneve të tilla si testosteroni rreth moshës 50 vjeç (ndonjëherë i njohur si menopauza mashkullore ose ‘manopauza’) dhe hulumtimet tregojnë se kjo mund të shënojë fillimin e problemeve të gjumit edhe për ata, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Pagjumëisa mund të shkaktohet nga ndryshime të mëdha në jetë, sikuse është dalja në pension.
Gjithashtu, fjetja gjatë pasditës mund të ndikojë në gjumin e shëndetshëm të natës.
Mungesa e gjumit shkakton ankth, thonë studiuesit.
Trajtimi kryesor për këtë është terapia njohëse e sjelljes (CBT), një terapi e të folurit që synon të ndryshojë modelet e sjelljes. Terapisti do të përqendrohet në mendimet e shqetësuara, duke qenë realist për atë që mund të arrihet, dhe të ofrojë disa teknika për relaksim.
Në mënyrë tipike, pacientit do t’i kërkohet gjithashtu të mbajë një ditar gjumi për të dokumentuar kohën e gjumit dhe kohën e zgjimit për disa javë. Kjo do ta ndihmojë terapistin të tregojë faktorët që duhet të eliminohen, siç është pirja e kafeinës pasdite. Kjo gjithashtu do t’i tregojë pacientit progresin që po bëjnë, gjë që i ndihmon ata të përmirësohen më tej.
Sipas shkencëtarëve, burrat e vujanë më shumë mungesën e gjumit sesa gratë gjatë kohës së menopauzës.
Këshillohet që ata të mirren edhe me ushtrime fizike gjatë kësaj kohë./arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...