Pagjumësia nuk është një dukuri e rrallë, përkundrazi, ajo sjell probleme të mëdha. Nëse kjo dukuri është e rrallë, atëherë nuk shfaq shqetësim.
Megjithatë, pagjumësia e shpeshtë është një alarm për shëndet të dobët, transmeton portal arbresh.info
Ajo sjell probleme të mëdha shëndetësore, si:
Diabeti
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se tanimë jeni prekur nga diabeti i tipit 2. Sasia e madhe e sheqerit në gjak mund të ndikojë në kualitetin e gjumit. Sasia e lartë e sheqerit në gjak ju bën të ndjeheni të nxehtë dhe në ankth.
Ekspertët thonë se njerëzit që janë të prekur nga diabeti shpesh kanë probleme me pagjumësinë, sepse gjatë natën atyre u duhet shumë shpesh të urinojnë.
Ankth dhe depression
Ata që vuajnë nga depresioni dhe ankthi kanë probleme me pagjumësinë. Pagjumësia madje është një ndër faktorët kryesorë që rrezikon zhvillimin e depresioni. Studiuesit thonë se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia u rekomandohet të meditojnë.
Pirja e duhanit
Shkencëtarët theksojnë se edhe pirja e duhanit shkakton pagjumësi. Konsumuesit e duhanit flejnë 45 minuta më pak në krahasim me ata që nuk pijnë duhan.
Problemet me urinim
Një ndër pikat kryesore që shkakton pagjumësi është shkuarja e shpeshtë në tualet. Edhe pse nevoja e shpeshtë për të urinuar natën zakonisht është për shkak të lëngjeve të tepërta para se të shkoni në shtrat, në disa raste mund të jetë një shenjë e problemeve shëndetësore si fshikëza shumë aktive, prostata e zmadhuar, madje edhe diabeti./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...