Mungesa e gjumit mund të bëjë që pjesë të sinapsave të trurit të ‘hahen’ nga qelizat e tjera të trurit, sipas një studimi të ri të Universitetit Politeknik të Italisë.
Astrocitet janë qeliza në tru që pastrojnë qelizat e vjetruara dhe mbetje, transmeton portali arbresh.info.
Shkencëtarët që studiojnë trurin e minjve gjetën se këto qeliza ishin më aktive kur kafshët privoheshin nga gjumi, duke i thyer edhe më shumë lidhjet trurore.
“Ne shohim për herë të parë që pjesë e sinapsave janë ngrënë fjalë për fjalë nga astrocitet për shkak të humbjes së gjumit”, tha për New Scientist kreu i hulumtimit Michele Bellesi.
Megjithatë, kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, pasi shumica e sinapsave të prekura ishin më të mëdha dhe më të pjekura: “Ato janë si pjesë të vjetra të mobiljeve dhe kështu ka nevojë për më shumë vëmendje dhe pastrim”, tha Bellesi.
Një gjetje më shqetësuese ishte se qelizat e trurit ‘mikroglia’, të cilat kërkojnë qelizat dhe mbeturinat e dëmtuara, ishin gjithashtu më aktive në trurin që përjetonte pagjumësinë kronike.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se privimi kronik i gjumit rrit të ashtuquajturat pllaka në tru që mendohet të jenë shkaktari kryesor i Alzheimerit dhe demencave të tjera./Arbresh.info
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...