Çfarëdo që të bëni sonte, sigurohuni të bëni gjumë të mirë. Rrotullimi gjatë gjithë natës në krevat, në përpjekje për të fjetur, rrit rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru, paralajmërojnë shkencëtarët. Ata që e kanë të vështirë të flenë kanë 27% më shumë gjasa që të pësojnë ndonjë nga këto sëmundje vdekjeprurëse.
Ekspertët mendojnë se gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, duke qenë se ato janë gjenetikisht më të rrezikuara nga pagjumësia për shkak të hormoneve.
Studime të mëparshme kanë treguar një lidhje mes pagjumësisë dhe shëndetit të dobët, ndërsa lidhja e saj me zemrën ka qenë kontradiktore. Është besuar gjithmonë se kjo gjendje, nga e cila vuajnë gati 1 në 3 të rritur, ndryshon funksionet e organizmit.
Gjumi është i rëndësishëm për të pushuar dhe rifituar energji për ditën e nesërme. Pagjumësia, sipas shkencëtarëve, rrit tensionin e gjakut dhe çrregullon metabolizmin, të dy këta njihen si faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkencëtarët e China Medical University, Shenyang realizuan 15 studime të ndryshme, ku janë përfshirë në total 160,867 pjesëmarrës. Ata u fokusuan tek lidhja mes simptomave të pagjumësisë dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës – vrasësi kryesor në botë. Ata zbuluan se personat që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës apo që zgjohen shpesh, janë 11% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...