Mjeku infeksionist, Tritan Kalo e konsideron një fillim të mbarë shërimin e pacientit të parë që doli pozitiv me koronavirus në Shqipëri.
Në një postim në “Facebook”, Kalo shfaqet i sigurtë se puna, profesionalizmi dhe përkushimi i stafit shëndetësor do të “zërë shah-mat” Covid-19.
Postimi i plotë:
“FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutje me të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...