Pa pikë energjie: 5 arsye pse jeni të lodhur, edhe pse flini mjaftueshëm

21:01 | 4 Mars 2019
Trina Galanxhi

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Është një mundësi për mendjen dhe trurin tonë që të marrë një pushim dhe për të rikthyer veten.

Të kujdesesh për gjumin tënd duhet të jetë një prioritet i lartë.

Shumica prej nesh i bëjnë 8 orë gjumë, të cilat janë të mjaftueshme për t’u çlodhur.

Por ndodh që edhe pse i keni bërë të gjitha orët e gjumit, disa prej jush mund të ndihen të lodhur.

A e dini pse?
Ndonjëherë gjumi nuk është e vetmja përgjigje.

Supershendeti.com ju rendit 5 arsyet më të mëdha se pse ndiheni të lodhur edhe pas një gjumi të mirë.

  1. I/E dashur, a mos vallë je në depresion?

iStock/AntonioGuillem
Nivelet e stresit janë aq të larta në jetën tonë dhe me më pak kohë ne nuk i përpunojmë emocionet tona aq mirë.

Stresi nganjëherë mund të jetë një burim i drejtpërdrejtë i depresionit.

Nëse jeni të stresuar ekziston një mundësi e fortë që ju nuk po bëni një gjumë të shëndetshëm.

Qetësoni mendjen tuaj duke dëgjuar muzikë, lexoni një libër ose bëni një dush të gjatë, zgjidhni vetë diçka që ju pëlqen.

  1. Lëviz nga vendi

Largoje batanijen, vish një palë atlete dhe dil përjashta!

Lëvizja ditore sinkronizon trupin tuaj dhe vendos ritmin natyror në vend.

Kjo korrigjon modelin e gjumit dhe ju do të keni gjumë me cilësi të mirë.

Mungesa e lëvizjes trupore mund të jetë shkak për shqetësime të madha pasi jo vetëm që e ul imunitetin e trupit tuaj, por truri juaj bëhet më i ngadaltë dhe përfundimisht ndikon në gjumë.

  1. A po pini mjaftueshëm? E kemi fjalën për ujin

Ne jemi 70% ujë dhe mbajtja e këtij niveli është thelbësore për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Shumica e pijeve në jetën tonë të përditshme përmbajnë kripë, sheqer dhe konservantë të tjerë.

Në vend që të na hidratojnë, ata na lënë të dehidratuar.

Një trup pa ujë përballet me shumë probleme shëndetësore.

Qelizat nuk shumëfishohen mirë, neuronet nuk përgjigjen saktë, mineralet nuk transportohen mjaft mirë, dhe kjo është diçka vërtet e keqe.

Kjo gjithashtu dëmton ciklin tonë të gjumit dhe shanset që të kesh një gjumë të mirë natën janë shumë të pakta kur je i dehidratuar.

  1. Kini kujdes se çfarë hani

© depositphotos
Kur hani ushqime me yndyrna të larta dhe me proteina e pastaj shkoni drejtpërdrejt në gjumë, ju i keni hapur vetes shumë probleme.

Ajo çfarë ndodh është se trupi juaj duhet të veprojë me shpejtësi të plotë për të tretur ato ushqime që prodhojnë gazra dhe acide.

Me gjithë ato gjëra që po ndodhin brenda trupit tuaj, ju nuk mund të flini dhe aq mirë.

Kini kujdes me ushqimet që konsumoni.

Një dietë e keqe mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore dhe sigurisht ndikon edhe në gjumin tuaj.

Ushqimet me sheqer, niseshte dhe ushqimet me yndyrë duhet të shmangen në sasi të mëdha.

Një dietë e ekuilibruar siguron që ju të shpenzoni energji të mirë gjatë gjithë ditës dhe përfundimisht trupi juaj është i qetë sa të ketë një gjumë të mirë natën.

Trupi juaj ka ciklin e vet dhe është thelbësore që ju ta kuptoni dhe ta sinkronizoni atë.

  1. Problemet shëndetësore

Është gjithmonë e mundur që lodhja juaj te ketë të bëjë me disa probleme themelore shëndetësore.

Problemet e gjumit mund të jenë për shkak të mosbalancimit hormonal, apneas së gjumit, sinuseve, mungesës së vitaminave dhe shumë gjëra të tjera.

Gjithmonë sugjerojmë të bëni një analizë mjekësore nëse problemi vazhdon.

Çrregullimet e gjumit gjithashtu mund të jenë për shkak të problemeve psikologjike dhe ngjarjeve traumatike.

Bëni kërkimin tuaj për të kuptuar se cila nga këshillat e mësipërme ju përshtatet më së miri dhe punoni drejt një marrëdhënieje të shëndetshme me gjumin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme