Sheqeri i lartë në gjak mund të bëhet një problem serioz shëndetësor. Është veçanërisht i rrezikshëm për ata me diabet dhe mund të çojë në dëmtime të nervave, veshkave dhe zemrës.
Për fat të mirë, ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të ulur sheqerin në gjak, transmeton portal arbresh.info
Rekomandohet që më pak se 2 për qind e totalit të kalorive në ditë të jetë sheqer. Prandaj, mënyra më e mirë për të ulur sheqerin në gjak është thjesht të kufizoni konsumimin e tij.
Mënyrat e duhura për të ulur sheqerin në gjak janë:
Ndryshimi i dietës
Zëvendësoni ushqimet e pasura me sheqer me alternativa më të shëndetshme. Për shembull, zëvendësoni ëmbëlsirat me fruta dhe lëngjet me ujë dhe çajra pa sheqer.
Ushtrimet
Ushtrimet sigurojnë që muskujt tuaj të marrin më pak sheqer në gjak dhe që metabolizimi të funksionojë më mirë. Ushtrimet gjithashtu rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe funksionimit të hormoneve, të cilat janë thelbësore për parandalimin e diabetit.
Kontrolloni nivelin e stresit
Stresi dhe gjumi i pamjaftueshëm mund të jenë shkaku i nivelit të lartë të sheqerit në gjak për shkak të vakteve të parregullta, marrjes më të lartë të ushqimit të shpejtë, sekretimit më të lartë të hormoneve të stresit dhe ndjeshmërisë së reduktuar ndaj insulinës. Prandaj, ju duhet të mbani një regjim të shëndetshëm gjumi dhe të kontrolloni nivelet e stresit, transmeton portali arbresh.info
Reduktoni vaktet
Porcione më të vogla dhe vakte më të shpeshta gjatë ditës, ky është kombinimi fitues për uljen e sheqerit në gjak dhe për parandalimin e diabetit. Koha, shpeshtësia dhe lloji i ushqimit janë vendimtare për nivelin e sheqerit në gjak. Hulumtimet tregojnë se është mirë të zgjidhni ushqime të pasura me fibra, probiotikë, arra, drithëra dhe ushqime që nuk kanë shumë niseshte./arbresh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë