Google ADS

Operimi i hershëm rritë nivelin e suksesit tek të prekurit nga kanceri i pankreasit

19:09 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Përshpejtimi i ndërhyrjes kirurgjike tek pacientët të cilët janë të prekur nga kanceri i pankreasit, rritë nivelet e suksesit për një të tretën.

Një ekip nga Birmingham ka thënë që operacionet e hershme u kanë kursyer pacientëve 3,200 funte dhe mund të ndihmojnë qindra pacientë të tjerë nëpër Britani.

Në këtë testim është ulur koha mesatare prej dy muajsh deri në operim, në dy javë, dhe nga 32 pacientë pjesëmarrës, në 31 prej tyre janë larguar tumoret me sukses.

Megjithatë ka nevoje për një kohë dyvjeçare që mjekët të kuptojnë në qoftë se operimet e hershme ndikojnë në jetëgjatësinë e pacientëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme