Kirurgët në Londër kanë realizuar me sukses një operacion me qeliza burimore të embrioneve, si pjesë e një studimi që ka për qëllim të gjejë kurën për verbërinë tek shumë pacientë.
Procedura është performuar tek një grua 60 vjeçare në Spitalin e Syrit Moorfields.
Këtu është përfshirë “mbjellja” e qelizave të syrit në një vend të specializuar, dhe vendosja e tyre në retinë.
Profesori Peter Coffey, ka deklaruar se ka nevojë për të paktën një periudhë njëvjeçare për të parë se sa është përmirësuar shikimi i pacientes megjithatë qelizat janë nën retinë ku do të duhej të ishin dhe duken të shëndetshme.
Projekti i Londrës për Kurimin e Verbërisë është themeluar një dekadë më parë, me qëllim që të përmirësojë shikimin tek pacientët që kanë degjenerim të muskujve që lidhet me moshën (AMD).
Dhjetë pacientë që janë të prekur nga AMD do të operohen me këtë procedurë.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...