Zhvillohet për herë të parë tek një njeri transferimi i qelizave gjenetikisht të modifikuara me teknikën e “prit dhe ngjit” (Crispr-Cas9) të ADN-së.
Ky operacion u zhvillua në Universitetin kinez të Siçuanit, në qytetin Chengdu, gjatë një eksperimentimi për të trajtuar një tumor të rrezikshëm të mushkërive.
Aktualisht studiuesit synojnë të trajtojnë 10 persona të tjerë me këtë teknikë. Objektivi i kësaj faze të parë të eksperimentimit është që të verifikohet siguria e kësaj terapie, pra që të mos ketë efekte negative.
Këtë eksperiment në fushën e gjenetikës shumë analistë e quajnë “Sputnik 2.0” duke iu referuar satelitit të parë të nxjerrë në hapësirë, që u nis nga Bashkimi Sovietik.
Gati 60 vite më vonë terreni i duelit të ri është gjenetika dhe Kina sapo ka marrë një fitore, me eksperimentimin e parë tek njeriu të teknikës, “Crispr-Cas9”, që rishkruan ADN-në.
Ndërkohë që SHBA-ka është duke pritur miratimin për të kryer këtë lloji eksperimentimesh, në mars të vitit 2017 një grup tjetër studiuesish kinezë po përgatit tre eksperimentime për të trajtuar tumoret në fshikëz, prostat dhe veshka.
Potencialin e madh të kësaj teknike të përpunimit të ADN-së e kishte zbuluar për herë të par një ndërhyrje që ishte zhvilluar në vitin 2015 në Londër, me një teknikë të ngjashme që quhet “Talen”, për të luftuar një sëmundje të rrallë të leukemisë tek një foshnje.
Tani është gjithnjë dhe më e përhapur bindja se teknika “Crispr-Cas9”, si më e lehtë dhe më e efektshme nga teknikat e tjera, mund të hapë rrugën për terapi më të efektshme.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...