Google ADS

Oda e mjekëve të Kosovës do të ndajë mirënjohje për mjekët që ndërruan jetë këtë vit

10:09 | 14 Tetor 2021
Arbresh.info

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një komunikate me shkrim për meida ka bërë të ditur se sot të fillojë hapja solemne e Kongresit e dytë të Mjekësisë me temën: “Onkologjia”.

Në këtë Kongres do të ketë të ftuar special, ligjërues nga vende të ndryshme përfaqësues të ndryshëm të institucioneve, si dhe mjekë pjesëmarrës të cilët punojnë dhe veprojnë në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Oda e mjekëve të Kosovës do të ndajë mirënjohje dhe dekorata për mjekët që ndërruan jetë gjatë vitit 2021 dhe ata që u pënsionuan në po këtë vit.

Kongresi do të mbahet me datë 15 dhe 16 tetor në Hotel Emerald.

‘’Oda e Mjekëve të Kosovës do të mbaj Kongresin e dytë të Mjekësisë me temën: Onkologjia.

Në këtë Kongres do të ketë të ftuar special, ligjërues nga vende të ndryshme përfaqësues të ndryshëm të institucioneve, si dhe mjekë pjesëmarrës të cilët punojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Me këtë rast do të nderohen me dekorata dhe mirënjohje mjekët që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2021, mjekët e pensionuar gjatë vitit 2021, si dhe për arritjet shkencore në nivel evropian dhe botëror.

Mbajtja e këtij Kongresi ka për qëllim Edukimin e Vazhdueshëm Profesional, si një event me rëndësi të veçantë për mjekët e fushave të ndryshme të mjekësisë.

Kongresi do të mbahet më 15-16 tetor, ndërsa hapja solemne do të bëhet me 14 tetor në orën 17:00, në Hotel Emerald.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme