Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut nga Klina i cili u sulmua mbrëmë në hapësirat e vendit të punës duke ofruar shërbimin shëndetësor.
Në shenjë solidarizimi sot nënkryetari i OMK-së, Dr. Rrezart Halili morri pjesë në protestën e organizuar nga mjekët e QKMF-së në Klinë, me qëllim përkrahjen e këtij tubimi i organizuar si shenjë revolte ndaj rastit të sulmit ndaj kolegut të tyre.
Me këtë rast nënkryetari OMK-së, Dr. Halili deklaroj se: ’’ Oda e Mjekëve të Kosovës e dënon ashpër sulmin ndaj kolegut i punësuar në QKMF Klinë dhe poashtu dënon edhe të gjitha sulmet tjera të ndodhura ndaj mjekëve nga familjarët e pacientëve apo nga kushdo qofshin ato. Sulmet e tilla janë sulme kundër zyrtarit publik dhe OMK nuk do të ketë asnjë mirëkuptim ndaj sulmeve të cilat u ndodhin anëtarëve të saj.’’
Dr. Halili iu bëri thirrje organeve të rendit dhe ligjit që të merren seriozisht me çështjen dhe që sulmet e tilla ndaj mjekëve që ndërlidhen me veprimtarinë profesionale të tyre, të trajtohen në kuptim të sanksionimit penal në kuadër të sulmit ndaj personit zyrtar dhe që këto raste duhet të trajtohen me prioritet nga institucionet përgjegjëse.
Në shenjë proteste në qendrën e mjekësisë familjare ’’Nënë Tereza’’ në Klinë nuk janë ofruar shërbime mjekësore për një orë, respektivisht nga ora 07:00 deri në orën 08:00 të ditës së sotme.
Ndërsa, Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se do të përdorë të gjitha mjetet institucionale për të bashkëpunuar me akterët të tjerë shtetëror në mënyrë që të ndikojë në parandalimin e viktimizimit të mjekëve në shoqëri, si dhe të krijohen kushtet bazë të sigurisë në vendin e punës për të gjithë mjekët të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?