Pothujase e tërë bota është vendosur në karantinë për shkak të koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi të madhe.
Mbylljet e shkollave, dyqaneve, restauranteve dhe shumë objekteve tjera janë pjesë e marrjes së masave radikale me qëllim të parandalimit të hapjes së virusit, transmeton portal arbresh.info
Organizata Botërore e Shëndetësisë me degë në Europë ka folur për masat e parandalimit, duke theksuar se mbyllja e shkollave dhe kufijve, mund të zvogëlojnë pandeminë, por nuk mund ta ndalojnë atë.
“Virusi është prezent kudo, prandaj edhe duhet të kufizohet brenda shoqërisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se çdo qeveri evropiane duhet të gjejë masa “të ekuilibruara” dhe të qëndrueshme, sociale dhe ekonomike, për të mbrojtur popullsinë e saj.
LEXO EDHE: Pandemitë që ndryshuan historinë e botës
Sipas OBSH-së rajoni duhet të jetë i përgatitur të zbulojë, mbrojë, trajtojë dhe të zvogëlojë transmetimin, ndërsa është theksuar se ‘është e kotë që njerëzit të ecin me maska nëpër rrugë”.
Për më tepër, fëmijët nuk janë pjesë e kësaj epidemie, megjithatë vendimi për mbylljen e shkollave është parë si vendim i arsyeshëm nga OBSH.
Përballë krizës së madhe sanitare, OBSH ka bërë thirrje që kushdo që dyshohet se është prekur me koronavirus, të paraqitet te organet përgjegjëse.
“Në vendet ku sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbipopulluar, së pari duhet të bëhet testimi mbi grupet e cenueshme”, thuhet në deklaratën e OBSH-së./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën