Në 40 vjet (nga 1975 deri në 2016) fëmijët dhe adoleshentët obezë kanë shkuar nga 5 në 50 milionë te femrat dhe nga 6 në 74 milionë te meshkujt.
Në total, tani janë rreth 120 milionë fëmijë dhe adoleshentë obezë në mbarë botën, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët kanë ngritur alarmin, duke marrë parasysh se 40 përqind e fëmijëve obezë do të bëhen adoleshentë obezë.
Në Itali, një nga vendet europiane me prevalencën më të lartë të obezitetit tek fëmijët, paraprirë vetëm nga Qiproja, Spanja dhe Greqia, fëmijët me obezitet përbëjnë 9.4 për qind të totalit dhe 20 përqind janë në mbipeshë.
Dhe pandemia vetëm sa e ka përkeqësuar situatën, për shkak të pezullimit të aktiviteteve sportive dhe rritjes së konsumit të ushqimeve me kalori.
Sipas një studimi të botuar në sanihelp, fëmijët dhe adoleshentët nga 12 deri në 18 vjeç konsumojnë ushqime të pashëndetshme.
Dieta mesdhetare njihet si një trashëgimi e UNESCO-s. Ne e kemi këtë trashëgimi, mundohemi ta shfrytëzojmë. Ne i nxisim nënat të përdorin produkte sa më të rafinuara: i kthehemi një diete të së shkuarës, e shëndetshme, e pasur me drithëra, karbohidrate komplekse, të cilat i japin fëmijës ngopje, pa përdorur produkte që kanë një sasi të madhe sheqernash, të cilat edhe nxisin obezitetin”, tha Dr. Annamaria Staiano, nga Shoqata Italiane e Pediatrisë.
Sipas saj, është shumë e rëndësishme që fëmijët të hanë fruta, perime, peshk, mish të bardhë dhe shumë rrallë mish të kuq.
Statiano thekson se në gatimet për fëmijët duhet të përdoret vaji i ullirit dhe të shmangen produktet e konservuara. /arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...