Në vendin tonë një numër i madh i fëmijëve vuajnë nga mbipesha. Sipas mjekëve, kjo kryesisht vjen nga konsumimi i ushqimeve të shpejta, qëndrimi i gjatë para kompjuterit dhe mungesa e theksuar e aktivitetit fizik.
Ramush Bejiqi, mjek pediatër, bën të ditur se 1-3 fëmijë në Kosovë është me mbipeshë. Ai thekson se kjo ka çuar në shtimin e sëmundjes së infarktit në moshat nga 25 deri në 30 vjeç.
Ai theksoi se në vendin tonë ka më shumë fëmijë që vuajnë nga mbipesha se sa nga pesha e vogël.
Në anën tjetër, prindërit shprehen se po bëjnë të pamundurën për të ushqyer sa më shëndetshëm fëmijët e tyre.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...