Të pjekura, të ziera, të fërgura…, vezët shpesh i kemi në meny për kafjall. Nuk flitet mirë për to, sepse konsiderohen bomba kolesterine
Nutricionistët gjermanë theksojnë që kjo është pjesërisht e saktë. Një vezë ka sasi solide kolesterine, mesatarisht rreth 400 miligramë, transmeton Telegrafi.
Shefi i Klinikës së Spitalit Universitar të Fëmijëve në Munih, profesor Berthold Kletzko, sqaron: “Dy të tretat e kolesterinës në qarkullim të gjakut në të vërtetë i prodhon vetë organizmi. Kolesterina nga vezët e pulave ka rol më të vogël në metabolizëm sesa mendojnë njerëzit”, thotë Koletzko.
Mirëpo, nutricionistët thonë që duhet pasur kujdes sa vezë do të hani. Theksojnë që çelësi i shëndetit është ushqimi i balancuar, jo eliminimi i artikujve të caktuar nga menyja. Rasti i tillë është edhe me vezët e pulave.
“Rekomandimi ynë do të ishte deri në tri vezë në javë”, ka thënë zëdhënësja e Shoqërisë së nutricionistëve gjermanë, Antje Gahl. Kjo përfshin edhe vezët në artikujt e tjerë siç janë buka, ëmbëlsirat, makaronat apo majoneza.
Gahl pranon që është “shumë e vështirë të numërohen sa kolesterinë ka në to”, por shton që nuk është rrezik nëse ndonjëherë teprohet doza e rekomanduar javore.
Vezët nuk janë të pasura vetëm me kolesterinë. Janë të pasura me proteina dhe me vitaminën A, janë të mira për sytë, sistemin e imunitetit dhe lëkurën.
– Përmbajnë edhe lecitinë që është “ushqim për trurin”, përkatësisht për sistemin nervor. Prandaj janë të mira për popullatën e moshuar, thotë Koletzko.
Edhe një këshillë: Vezët duhet të zihen mirë apo të piqen. Kështu do të vrasin salmonelën. Nëse dëshironi t’i konsumoni të papërpunuara, sigurohuni që të jenë të freskëta.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...