E pabesueshme, por një nga arsyet qëndron tek ëmbëltuesit që përdoren në ushqim.
Sipas hulumtimit të fundit, sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike, në fakt një gjendje e akumulimit të dhjamit në mëlçi pa përdorim të tepruar të alkoolit dhe shkaqeve të tjera specifike të steatozës së mëlçisë, lidhet gjithnjë e më shumë me sindromën metabolike.
Kjo është sëmundje komplekse e metabolizmit e cila përfshin obezitetin e stomakut, rezistencën ndaj insulinës, zvogëlimin e tolerancës së glukozës, shtypjen e lartë të gjakut dhe yndyra të shkatërruara në gjak.
Shkaktari është funksioni i zvogëluar i gjëndrës tiroide, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.
Diagnoza caktohet kur më shumë se pesë për qind e qelizave të mëlçisë janë infiltruar me yndyrë, dhe marrja e alkoolit është më pak se 0,02 dl/ditë.
Shkaqet e sëmundjes joalkoolike të mëlçisë yndyrore përfshijnë uljen e funksionit të tiroides, sëmundjet inflamatore të zorrëve, sindromën e vezoreve policistike, shtatzëninë, ushqimin afatgjatë parenteral dhe terapinë me disa ilaçe.
Gjithashtu, gjithnjë e më shumë flitet për rolin e ëmbëltuesve që përdoren në industrinë ushqimore, kryesisht fruktozës.
Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...