Nëse e pini kafen vetëm për shkak të ndjenjës së kthjelltësisë që ju ofron, jeni duke e gënjyer veten, pasi që nuk ka dëshmi që kafeina ka efekt që zgjon, thonë shkencëtarët.
Në kohën e recesionit global keni hequr dorë nga shumë rituale dhe kënaqësi, por “as të vdekur” nuk keni ndërmend të hiqni dorë nga mbetja e fundit e rutinës dikur normale të jetës – nga kafja e parë e mëngjesit?
E pse të hiqni dorë? Kafja megjithatë nuk është aq e shtrenjtë që të jetë luks të cilin nuk mund t’ia lejoni vetes, por as nuk mund të paramendoni fillimin e ditës pa pirë një apo dy gllënjka të këtij lëngu pak të hidhur, i cili ju ndihmon t’i mbani sytë të hapur.
Nëse e pini kafen vetëm për shkak të ndjenjës së kthjelltësisë që ju ofron, e gënjeni veten, thonë shkencëtarët.
Shkencëtarët nga Universiteti East London kanë kryer studimin në të cilin kanë testuar efektin e kafes në organizmin tonë dhe kanë përfunduar se si efekti i tij kryesisht është në kokat tona dhe pasojë e pritjeve tona.
Nëse e pimë kafen me kafeinë duke pritur që do të na zgjojë, truri ynë me të vërtetë do të sillet ashtu, por vetëm për shkak të autosugjestionit, dhe kurrsesi për shkak të ndonjë efekti “magjik” të kafeinës.
Çerekut të parë të të anketuarve shkencëtarët u kanë dhënë kafe me kafeinë dhe saktësisht u kanë thënë se çka janë duke pirë, çerekut tjetër u kanë dhënë kafe pa kafeinë, por u kanë thënë që janë duke prirë kafe me kafeinë, çerekut të tretë u kanë dhënë kafe pa kafeinë, por u kanë thënë që janë duke pirë atë pa kafeinë, ndërsa çerekut të fundit i kanë dhënë kafe pa kafeinë dhe u kanë treguar saktësisht se çka janë duke pirë.
Pas 55 minutash kanë testuar aftësitë psikomotorike dhe mentale të katër grupeve. Njerëzit të cilët kanë pirë kafe pa kafeinë, por njëkohësisht kanë qenë të bindur që kafja e tyre ka kafeinë i kanë zgjidhur testet njëlloj mirë si edhe ata të cilët me të vërtetë kanë pirë kafe me kafeinë.
A do të thotë kjo që kafja e mëngjesit është shprehi krejtësisht e pakuptimtë?
Kurrsesi. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që kafja në mënyrë të dëshmuar rrit humorin, ndërsa shkencëtarët pohojnë edhe që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.
Sido që të jetë, edhe më tej mund ta shijoni lirshëm ritualin tuaj të preferuar të mëngjesit me një filxhan të kafes së preferuar.
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...