Google ADS

Nuk ka rëndësi vetëm ajo çfarë hani, por edhe koha kur hani

16:14 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në përgjithësi, humbja e peshës vjen si rezultat i konsumimit të më pak kalorive sesa që digjni, por edhe lloji i kalorive dhe koha kur i konsumoni luan rol të madh.

Sipas modelit të fitnesit dhe nutricionistit Mark Robinson, koha kur i hani shujtat është çelësi për shëndetin e përgjithshëm dhe për humbje të peshës, transmeton Telegrafi.

“Thjesht nuk mund të qëndrojmë tërë ditën pa ngrënë, dhe pastaj ta hamë të gjithë ushqimin para se të flejmë”, thotë ai.

Robinson shpjegon se duhet të hani përgjatë tërë ditës, si dhe të hani shëndetshëm.

Ndër tjerash, ai gjithashtu rekomandon që asnjëherë të mos e shmangni shujtën e mëngjesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme