Nuk ka nevojë për pilula, si ta largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta

10:38 | 24 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Dhimbja e kokës jo gjithmonë kurohet me pilula. Ndoshta nuk e dinit por ekziston një mënyrë që mund ta “përqafoni” menjëherë.

Bright Side ka publikuar një teknikë, e cila heq dhimbjen e kokës në mënyrë efektive dhe të shpejtë.

Akupresura është një lloj masazhi, efekti i së cilës konfirmohet nga studime të shumta shkencore. Për nga natyra e saj, është një formë e akupunkturës dhe refleksoterapisë, por nuk kërkon njohuri të veçanta mjekësore.

Si të masazhoni pikat e akupresurës

Së pari, qendroni në një pozicion të rehatshëm dhe relaksohuni. Masazhi nuk kërkon shumë kohë: nga 30 sekonda në 1 minutë mesatarisht.

Masazhoni një pikë me presion të lehtë ose lëvizje rrethore. Zakonisht, dhimbja e kokës zhduket gjatë masazhit ose 5-10 minuta pas tij.

Pika e syrit të tretë, ose Yintang, ndodhet midis vetullave në vendin ku pjesa e hundës kalon në ballë. Kjo pikë është gjithashtu përgjegjëse për heqjen e lodhjes së syve. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme