Përpjekjet e njeriut për të rregulluar problemet e shikimit kanë evoluar nga syzet tek lentet e kontaktit e deri në korrigjimi me rrezet lazer. Tani janë pikat në sy me një solucion të veçantë ato që korrigjojnë shikimin.
Për më shumë se 200 milionë njerëz në mbarë botën që nuk shohin mirë, një palë syze mund ta qartësojnë botën që kanë para syve.
Lentet e kontaktit e rregullojnë problemin duke vendosur lente korrektuese në sy …ndërsa operacioni i syrit me rreze lazer ndryshon në të vërtetë formën e korneas, shtresa mbrojtëse që mbështetet mbi lenten dhe beben e syrit.
Studiuesit izraelitë thonë se solucioni me pikat ‘nano’ në sy, mund të ofrojnë një alternativë të thjeshtë për të gjitha këto.
“Ideja është të gjesh një mënyrë për të modifikuar trajektoren e dritës përmes pikave në sy. Jo duke ndryshuar formën siç bëjmë me syzet, lentet e kontaktit, apo kirurgjia refraktare me lazer, por duke modifikuar indeksin e këndit të dritës mbi kornean. Pra ne mund të luajmë me dritën dhe të ndryshojmë trajektoren për ta përqëndruar dritën”, thotë David Smadja, drejtor në kirurgjinë refractive në qendrën mjekësore Shaare Zedek.
Procedura është projektuar për t’u kryer kryesisht në shtëpi, përmes një aplikacioni në telefonat inteligjentë që mat rregullimet e kërkuara për shikim të qartë.
“Sapo aplikacioni të ketë përcaktuar numrin për të korrigjuar shikimin, lidhet me një pajisje të vogël. Brenda kësaj pajisjeje ka një burim të vogël me rreze lazer që krijon gjurmë të vogla për të korrigjuar raportin optik në sipërfaqen e korneas, për të lejuar veprimin e grimcave nano”, shpjegon David Smadja.
Solucioni sintetik me grimcat nano shërben për të mbushur prerjet e krijuara mbi kornean e syrit, në mënyrë që të korigjohen zhvendosjet e dritës kur ajo të godasë retinën.
Provat fillestare në sytë e derrave analizuan zhvendosjet në këndin e dritës para dhe pas përdorimit të pikave nano dhe zbuluan se pikat korrigjuan problemet e shikimit për disa orë.
Faza tjetër e eksperimenteve do të përcaktojë se për sa kohë zgjat korrigjimi që realizon ky solucion. Studiuesit shpresojnë se procedura do të jetë gati për përdorim brenda vitit të ardhshëm, /arbresh.info
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...