Është shokuese.
Rreth 20% e fëmijëve gjashtë vjeçarë përjetojnë ankth çdo javë.
Por, ndërsa 15% e fëmijëve në përgjithësi kanë ankthe gjatë natës, po kështu përjetojnë edhe 2% të të rriturve.
Ankthe të thella, që shndërrohet në tmerre të natës, janë përvoja që mund të jenë pjesë e rregullt e jetës së të rriturve. Mund të fillojnë nga fëmijëria dhe të vazhdojnë kështu në çdo kohë, raporton dailymail, transmeton lajmi.net
Njerëzit që i përjetojnë këto ankthe, mund të ulen, të bërtasin, të shqelmojnë, të ecin përreth. Megjithatë, ndërsa njerëzit shpesh kujtojnë ëndrrën ose makthin e tyre, rrallëkush dëshiron që ta tregojë përjetimin.
Është lodhje e jashtëzakonshme, pasi që makthet ndërpresin gjumin e freskët, ose njerëzit që e përjetojnë këtë, zgjohen me lëndime të pashpjegueshme.
Ilaçet, teknikat e relaksimit dhe zakonet e mira të gjumit zakonisht nuk kanë sukses.
Megjithatë, së fundmi mund të arrihet shkurtimi I anktheve dhe zhdukja e tyre me një teknikë të re, të quajtur si ‘ëndërrim I kulluar’, me të cilin ju mund të kontrolloni ëndrrat tuaja.
Tmerret dhe ankthet janë pjesë normale e zhvillimit të fëmijërisë. ‘’Truri rritet duke pasur shumë aktivitet që shkakton ndërprerjen e gjumit,’’ shpjegon dr. Peter Venn, drejtor klinik i Qendrës së Rregullimit të Gjumit në Spitalin ‘Queen Victoria.’
‘’Në vitet e adoleshencës, rritja e trurit fillon të ngadalësohet, por ankthet mund të rishfaqen tek të rriturit gjatë kohës kur kanë stres.’’
‘’Kam gjetur se stresi në çast i bën tmerret dhe ankthet e mia më keq. Tmerret e natës kanë gjasa të ndodhin, kur disa pjesë të trurit janë të zgjuara dhe pjesët tjera janë thellësisht në gjumë.’’
Psikologu Denholm Aspy, nga Universiteti Adelaide, kreu një studim mbi teknikat për të nxitur ëndrrat e kthjellta, ku ju jeni të vetëdijshëm se po ëndërroni dhe mund të kontrolloni atë që keni ëndërruar. Ideja është të riprogramoni mendjen për të kuptuar se po ëndërroni gjersa flini dhe të mendoni për skenarë pa frikë
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...