Nëse do të na duhej të bënim një listë të produkteve apo shërbimeve që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së njeriut, e sigurt që palestra do të ishte një prej tyre.
Kjo kulturë e re sportive jo vetëm që është mjeti ideal për të djegur kaloritë dhe rrëzuar kilogramët, por edhe për t’u çtensionuar dhe nxjerrë gjithë energjitë negative. Këto vitet e fundit palestra, për ndoshta jo më besnikët, është shndërruar dhe në një vend për të bërë sa më shumë selfie.
Dhe sigurisht për të dalë sa më mirë në foto, përveç filtrave të celularit ekziston grimi ose make up-i.
Tashmë nuk është çudi që në palestër të shihni femra të trukuara aq sa do të pyesnit veten si ia bëjnë vallë me kremin pudër që kullon sikur një mini-ujëvarë apo me penelin që shkrihet ngadalë duke formuar një re të zezë tymi në fytyrë.
Por sa e shëndetshme është kjo gjë? Aspak e shëndetshme, përkundrazi për shumë ekspertë përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do t’i shpërbëjnë ato.
Kur bën ushtrime në palestër rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut, si rrjedhojë zgjerohen poret e lëkurës dhe i gjithë truku që keni vendosur depërton brenda tyre. Por ky nuk i është vetmi dëm, gjatë palestrës trupi nxjerr toksinat jashtë përmes djersës, por përdorimi i make up-it e pengon këtë proces kaq të rëndësishëm. Ndaj thojini stop trukimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...