Nëse do të mendonit për pak sport dhe fitnes zgjedhja më e mirë është pa diskutim noti. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës.
Ndryshe nga sportet e tjera noti ka më shumë aventurë, fitnes dhe argëtim duke thyer kështu rutinën e ditës suaj. Por cilat janë disa nga arsyet përse duhet të notojmë?
Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë ndryshe nga vrapi apo çiklizmi. Noti përbën sportin më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Efektet më të dukshme janë në qarkullimin e gjakut dhe tensionin e arterieve, sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Në sajë të lëvizjes të të gjitha gjymtyrëve të trupit, pas një senace noti do të ndiheshit me aktiv dhe energjik.
Noti ofron diçka që asnjë ushtrim tjetër aerobik nuk mund ta ofrojë: mundësinë të lëvizni çdo pjesë të trupit dhe të mos krijoni presion në sistemin skeletor! Gjatë notit nuk krijoni presion në nyje siç ndodh me sporte të tjera. Kur trupi është i zhytur në ujë deri në bel, ju bartni vetëm 50% të peshës suaj, kur trupi është i zhytur deri në gjoks ju bartni vetëm 25-35% të peshës, ndërsa kur është i zhytur deri në kokë, ju bartni vetëm 10% të peshës suaj.
Kjo do të thotë që noti është ideal për ata që kanë probleme me ngurtësinë e muskujve dhe nyjet që dhembin. Por përfitimet që sjell noti në aspektin shëndetësor janë të shumta. Nëse notoni 3 herë në javë nga 30 minuta, rreziku për krijimin e diabetit do të reduktohet në 10%. Po ashtu, nëse jeni të sëmurë nga diabeti i tipit 1, notimi do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht, sepse do të rrisë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës.
Të notuarit është vërtet i rëndësishëm, sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç. Noti është sporti më perfekt që të vë në funksion tërësor gjithë muskujt e trupit duke amortizuar lodhjen në sajë të presionit të ushtruar nga uji. Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera.
Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin. Gjithashtu edhe pas një vrapi të lehtë noti do të sugjerohej në të njëjtën mënyrë. Pak not do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulare. Noti u këshillohet fëmijëve për një zhvillim të shëndetshëm dhe harmonik të trupit, por edhe të moshuarve e sidomos atyre që vuajnë nga ndonjë handikap.
Njerëzit të cilët notojnë shumë deri sa ndiejnë lodhje e duket se po u “mbaron” fryma, në fakt kanë humbur kalori dhe peshë njëkohësisht. Çelësi kryesor është vetëm t’i japësh vetes pak forcë. Kështu me pak vullnet sporti i notit do të ndihmonte në mënyrën më efikase në reduktimin e kileve të tepërta. Ekspertët thonë se gjatë notit shpenzohen rreth 1200 kalori, në një seancë e cila mund të zgjasë 30 ose 40 minuta në ditë.
Mjafton të shikoni kampionë si Majkell Felps, Federika Pelegrini apo Lor Manudu per tu dashuruar me sportin e notit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...