Noti shëron astmën

12:05 | 21 Korrik 2018
A. B.

Koha e thatë dhe e ngrohtë më së shumti i prek personat që vuajnë nga astma, e sidomos fëmijët, prandaj sipas ekspertëve duhet forcuar sistemin imun.

Në mënyrë që fëmijët të jenë sa më të fortë, duhet që sa më shumë kohë të kalojnë në ambient të hapur, të shëtisin, të vrapojnë dhe të merren me sport, ngase aktiviteti fizik ua forcon mushkëritë.

Qëndrimi në ajër të pastër, sidomos u shkon për shtati vogëlushëve që vuajnë nga astma, të cilëve u pengon pluhuri nëpër shtëpi. Duhet t’u bëhet me dije se për ta më së miri është të merren me atletikë, vaterpolo, hendboll, por në vendin e parë të listës që aktivizon mushkëritë është noti.

Uji i detit, dielli dhe noti pozitivisht ndikojnë në forcimin e imunitetit. Mjekët sugjerojnë që fëmijët të zgjohen sa më herët, të qëndrojnë pranë detit, si dhe gjatë ditës të merren me not, por të kenë kujdes të mos i ekspozohen shumë rrezeve të diellit dhe të mos marrin vendime krye në vete dhe pa këshillën e mjekut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme