Normat e autizmit nëpër shkolla janë rritur me 15 përqind që nga viti 2012 dhe 2014.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka publikuar shifrat e fundit, por nuk ka dhënë detaje se cila është arsyeja e kësaj rritje, transmeton portali arbresh.info
Në një numër prej 11 komuniteteve në SHBA, një në 59 fëmijë të moshës 8-vjeçare ishin autikë në vitin 2014, ndërsa në vitin 2012 ishin një në 68.
Në përgjithësi, normat e autizmit janë rritur 150% që nga viti 2000, kur shifra ishte një në 150 fëmijë.
Në raportin e vitit 2012, fëmijët e bardhë u diagnostikuan 50% më shpesh se sa fëmijët amerikanë dhe 20% më shumë se fëmijët afrikano-amerikanë. Në raportin më të fundit, ky hendek zvogëlohej në 20% midis hispanikëve dhe 10% në mesin e njerëzve me ngjyrë.
Autizmi është një çrregullim zhvillimor i karakterizuar nga një gamë e komunikimit dhe sfidave shoqërore, si dhe sjellje të përsëritura si lëkundje, rrahje me dorë ose obsesionet./arbresh.info/
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...