Trupi lëshon gjithmonë sinjale kur ka diçka që nuk shkon me të. Me kalimin e kohës, këto simptoma bëhen më të shpeshta dhe ndonëse mund të duket sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, ato tregojnë praninë e një problemi.
Çfarë kanë të përbashkët shikimi i mjegulluar, shërimi i ngadaltë i plagëve dhe uria e vazhdueshme? Në dukje, këto simptoma nuk kanë lidhje me njëra tjetrën por të treja kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjak.
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, atëherë ato përbëjnë pikënisjen e problemeve të tjera siç është dëmtimi i enëve të gjakut, atakut në zemër, problemeve me veshkat e të tjerë.
Mpirja
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë mpirje, ndjesinë e pickimit ose të djegies në duar dhe këmbë. Kjo është një simptomë e neuropatisë diabetike, një komplikacion i sëmundjes së diabetit.
Uri e Vazhdueshme
Sasia jo e duhur e sheqerit në gjak e shtyn njeriun të kërkojë gjithnjë e më shumë ushqim. Kjo ndodh sepse trupi është gjithnjë në kërkim të një burimi alternativ energjie.
Urinimi i Shpeshtë
Niveli i lartë i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë. Teksa veshkat përthithin më shumë ujë, njeriu vuan nga urinimi i tepërt. Sheqeri në veshka dhe në urinë nxit gjithashtu etjen e pashuar.
Rënie ose Shtim i Pashpjegueshëm Në Peshë
Kur qelizat nuk marrin glukozën e mjaftueshme, trupi djeg muskuj dhe yndyrna për energji. Një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të beftë nga pesha. E njëjta gjë vlen edhe për shtimin në peshë.
Plogështia
Kur qelizat e trupit nuk janë në gjendje të kenë akses tek sheqeri në gjak për ta përdorur atë si energji, njeriu ndihet vazhdimisht i lodhur.
Vështirësi Në Përqendrim
Kur ekuilibrat e trupit prishen, truri vuan shumë. Niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton vështirësi në përqendrim dhe tek kujtesa. /AgroWeb
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...