Vitet e fundit kanceri i lëkurës është kthyer në një sëmundje shumë serioze duke ,arrë parasysh faktin që numri i të infektuarve është rritur.
Gjatë gjithë vitit, sipas mjekëve, është mirë që të kontrolloni çdo centimetër të lëkurës tuaj, nga koka tek këmbët një herë në muaj.
Me anë të vetë-ekzaminimeve mund t’i bëni vetes një nder dhe të kapni herët një kancer të mundshëm të lëkurës. Në këtë rast, shanset për t’u shëruar plotësisht janë të larta.
Por, cilat janë shenjat paralajmëruse që lëkura juaj mund të jetë duke ju përcjellë?
Së pari, për një vetë-provim të suksesshëm, ju duhet ta dini mirë se çfarë jeni duke kërkuar. Si rregull i përgjithshëm, për të vërejtur tumoret e mundshme, duhet të kontrolloni ecurinë e çdo nishani që keni për çdo rritje ose ndryshim të mundshëm.
Format që ndryshojnë ose edhe gjakderdhja mund të jenë disa sinjale alarmi.
Shenja të tjera janë shfaqja e vizave ngjyrë kafe në formë vertikale, turbullimi në shikim, nishane që shfaqen dhe më pas “zhduken”. Për të mos u injoruar janë edhe nishanet që shfaqen në këmbë.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...