Qëndrimi ulur në punë për orë të tëra shumë njerëzve u duket si dënim i pamerituar.
Në fakt, ashtu është, nëse vëren ndikimet e thella të qëndrimit ulur për orë të tëra në shëndetin mendor dhe fizik.
Ekspertët kanë vënë re me keqardhje se vetëm një në tre fëmijë është fizkisht aktiv çdo ditë. Të tjerët kalojnë më shumë kohë ulur ose shtrirë. Sipas tyre, vetëm 5 përqind e të rriturve kryejnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një në tre të rritur kryen aktivitetin e rekomanduar fizik në javë. Kur njeriu qëndron ulur për periudha të gjata, graviteti nis të kryejë punën e vet dhe ngadalëson qarkullimin.
Si fillim, lëngjet akumulohen në pjesën e poshtme të këmbëve duke shkaktuar enjtje. Akumulimi i lëngjeve dhe ngadalësimi i gjakut nxit trashjen e gjakut, bllokimin e enëve të tij dhe embolizëm. Sipas ekspertëve, mungesa e aktivitetit fizik mund t’i hapë rrugën shumë sëmundjeve kronike.
Ekspertët thonë se kockat, njësoj si muskujt, kanë nevojë për aktivitet të rregullt fizik që të ruajnë forcën dhe përmbajtjen minerale. Njerëzit që nuk janë aktivë janë më të rrezikuar nga kanceri i zorres së trashë dhe i gjirit, diabeti, ataku në zemër, ishemia, problemet me frymëmarrjen dhe dobësimi i imunitetit. Qëndrimi ulur për një kohë afatgjatë ndikon edhe tek kujtesa dhe shfaqja e problemeve mendore por jo vetëm. Për shembull, kur ne qëndrojmë gjatë ulur, trupi inkurajon qelizat e yndyrës të prodhojnë më shumë prej saj. Kësisoj, njeriu jo vetëm bëhet mbipeshë, por është më i rrezikuar.
Ekspertët thonë se këshillat e mëposhtme, ju vijnë në ndihmë për të rimëkëmbur veten pas një dite të gjatë në zyrë.
-Vendosini vetes një orar për tu shtendosur gjatë punës dhe për të kryer aktivitet fizik pas pune.
-Në zyrë, përpiquni të çoheni nga karrigia çdo 30 minuta.
-Ecni në zyrë sa më shumë.
-Nëse flisni në telefon, mos rrini ulur po ecni.
-Ngjisni shkallët dhe mos merrni ashensorin.
-Parkoni larg zyrës që të keni mundësi të ecni,
-Kryeni aktivitet fizik ndërkohë që shikoni televizor./TCH/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...