Bima “Yucca” ndihmon te shumë gjendje shëndetësore, e forcon sistemin imun, mbron infeksionet dhe ul kolesterolin dhe trigliceridet.
Ka fuqi të madhe prandaj edhe gëzon respekt. Indianët e kanë quajtur edhe “lisi i jetës” dhe e kanë përdorur për shumë probleme shëndetësore. Përpos se mund të përdoret për shëndet, nga jo bimë bëhen edhe sapunë të ndryshëm e nga rrënjët përgatitet një lëng që ka efekt të fortë kundër baktereve.
Te ne i hasim në formë të kapsulës, që bëhen nga kërcelli i bluar i bimës, derisa është e pasur me polifenole, klorofim, antioksidues, enzima, vitamina, minerale dhe përbërësit tjerë të dobishëm.
Mjekët e kanë dëshmuar se kjo bimë e pastron trupin prej helmeve, e studimet po ashtu kanë dëshmuar se absorbon dhe ekuilibron materiet ushqyese në zorrë.
Përdoret edhe për shërimin e plagëve, ndikon te sëmundjet reumatike dhe të lëkurës, sidomos edhe te të thatit dhe njollat. Po ashtu, studimet kanë dëshmuar se kjo bimë ka efekt pozitiv te artriti, pakëson të ënjturat dhe dhimbjet.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...