Nuk është sekret që konsumimi i kafeinës përmes një kafeje në mëngjes, mund t’ju japë energji dhe freski shumë njerëzve. Por tani, një studim i ri zbulon se edhe pirja e një filxhani të dytë dhe të tretë, mund të jetë diçka pozitive për trurin tuaj.
Studiuesit në Portugali thonë se njerëzit që pinë kafe rregullisht, jo vetëm që janë më të përqendruar, por kanë më shumë aktivitet edhe në trurin e tyre. Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, konsumi i moderuar i kafesë është zakonisht 3 deri në 5 filxhanë në ditë.
Në studimin e ri, studiues nga Universiteti i Minhos në Braga të Portugalisë zbuluan se konsumimi çdo ditë i kësaj sasie kafeine, mund t’i bëjë konsumatorët e kafesë të jenë më të përqendruar, ndërsa do të kenë një kujtesë më të fortë dhe aftësi më të mëdha për të mësuar gjëra të reja, shkruan botaal.
Shkencëtarët që ekzaminuan skanimet me MRI, zbuluan ndryshime në përbërjen e trurit midis pirësve të rregullt të kafesë, dhe atyre që nuk e konsumojnë fare këtë pije. U pa se konsumatorët e kafesë kishin një tru më “efikas”, me një lidhje më të shpejtë në trurin vogël.
Edhe vetëm një filxhan kafe mund t’ju mbajë të përqendruar gjatë gjithë ditës
Këto modele tregojnë se pirja e rregullt e kafesë, mund t’u ofrojë njerëzve një kontroll më të mirë motorik. Ndërkohë, studiuesit vunë re gjithashtu se pjesëmarrësit në studim që konsumonin kafeinë, kishin më pak gjasa që të pësonin hutime në momente të caktuara të ditës.
Autorët e studimit shtojnë se efektet e kësaj rritjeje të aktivitetit të trurit, mund të jenë të menjëhershme. Rezultatet tregojnë se edhe ata që më herët nuk ishin konsumues të kafesë, mund të fillojnë të shohin përfitime për një kohë të shkurtër edhe pas vetëm një jave.
Studiuesit analizuan lidhshmërinë dhe strukturën e trurit tek 31 pirës të rregullt të kafesë dhe 24 njerëz që nuk e konsumonin atë. Gjithashtu, ekipi i studiuesve i ekzaminoi këta individë gjatë kohës që ata kryenin një detyrë mendore menjëherë pasi kishin konsumuan një filxhan kafeje.
“Kjo është hera e parë që studiohet në këtë nivel detajesh,efekti që ka pirja e rregullt e kafesë në rrjetin e sistemit tonë nervor. Ne ishim në gjendje të vëzhgonim efektin e kafesë në strukturën dhe lidhjen funksionale të trurit tonë, si dhe ndryshimet midis atyre që pinë kafe rregullisht dhe atyre që nuk pinë kafe në kohë reale. Gjetjet ndihmojnë për të kuptuar përmirësimin e efekteve të kafeinës, duke e vënë theksin tek kontrolli i përmirësuar motorik, rritja e nivelit të vëmendjes dhe vigjilencës, dhe përfitimet në të mësuarit dhe kujtesën”- thotë profesori Nuno Souza, që ishte edhe drejtues i studimit në fjalë.
Studimet e mëparshme kanë zbuluar se çdo ditë në botë konsumohen rreth 3 miliardë filxhanë kafe. Bashkë me shëndetin e trurit, pija e preferuar e mëngjesit ka shumë efekte pozitive në rritjen e djegies së dhjamit dhe tek një shëndet më i mirë i zemrës. Gjetjet shfaqen në revistën “Molecular Psychiatry”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...