Njerëzit të cilët nuk janë infektuar kurrë me COVID-19 tashmë mund të kenë një lloj imuniteti ndaj tij, nëse sistemi imunitar i tyre kaluftuar ftohjen.
Studiuesit analizuan 11 kampione gjaku të marra dy vjet më parë, nga njerëzit që ishin prekur me një lloj tjetër të koronavirusit, shkruan Daily Mail.
Gjysma e mostrave përmbajnë qeliza T për luftimin e sëmundjeve që njohën virusin SARS-CoV-2 në laborator, teksa 20 përqind kishin qeliza që mund të ishin në gjendje të vrisnin virusin.
Shkencëtarët në Institutin La Jolla për Imunologji në Kaliforni thonë se është ‘joshëse të spekulosh’ se të kesh një ftohje mund të ofronte një formë të imunitetit.
Ata pretendojnë se virusi – i cili shkakton COVID-19 – nuk do të ishte i huaj për sistemin imunitar të vullnetarëve, dhe kështu ata do të ishin në gjendje ta luftonin atë shpejt.
Por kjo mbetet për t’u testuar.
Studimi gjithashtu zbuloi se pacientët që kishin kaluar sëmundjen COVID-19 kishin një reagim të fortë imunitar ndaj virusit, pohim për të cilin studiuesit thanë se ndihmon mirë për zhvillimin e vaksinës.
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...