Njerëzit me nivele mbi mesataren të sheqerit në gja mund të kenë më shumë gjasa që të zhvillojnë një formë të demencës, sugjeron një studim i ri.
Në Britani të Madhe, besohet se rreth shtatë milion njerëz kanë para-diabet, gjë që i bën ata më të rrezikuar nga zhvillimi i diabetit të tipit 2, transmeton portal arbresh.info
Tani një studim i udhëhequr nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL) ka zbuluar se njerëzit me këtë gjendje kishin 54% më shumë mundësi për të zhvilluar çmenduri vaskulare për një periudhë mesatarisht tetë-vjeçare.
Çmenduria vaskulare është një lloj i zakonshëm i çmendurisë i shkaktuar nga rrjedha e reduktuar e gjakut në tru.
Luftoni diabetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin me këtë ushqim
Studimi i botuar në revistën “Diabetes, Obesity and Metabolism” ka analizuar të dhënat e mbi 500 mijë njerëzve me një moshe mesatare deri në 58 vjeç.
Studiuesit hetuan sesi nivelet e ndryshme të sheqerit në gjak, ose gjendjet glicemike, ishin të lidhura me performancën në testet njohëse me kalimin e kohës, diagnozat e demencës dhe strukturën e trurit.
Pjesëmarrësit u testuan për të përcaktuar nivelet e tyre mesatare të sheqerit në gjak gjatë dy-tre muajve të fundit, dhe u ndanë në pesë grupe në bazë të rezultateve.
Studiuesit përdorën të dhëna nga vlerësimet e përsëritura të kujtesës vizuale për të përcaktuar nëse pjesëmarrësit kishin rënie njohëse.
Ata gjetën se prediabeti shfaqte rrezik më të lartë të demencën valskulare, por jo edhe për sëmundjen e Alzheimerit./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...