Studiuesit nga Qendra Mjeksore Universitare e Groningenit në Holandë krahasuan të dhënat nga më shumë se 1.3 milion njerëz me qëllim që të zbulojnë se cili grup i gjakut ka më pak shanse për sulm në zemër.
U gjet se rreziku i problemeve kardiovaskulare në grupet e gjakut A, B ose AB është 9 përqind më i lartë sesa tek njerëzit me grupin e gjakut 0, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët besojnë se këta njerëz kanë nivele më të larta të proteinave për mpiksjen e gjakut, e cila është edhe shkaktari kryesor për sulmin në zemër.
Gjithashtu, njerëzit me grupet e gjakut A, B dhe AB kanë më shumë gjasa të kenë kolesterol më të lartë si dhe më shumë procese inflamatore.
“Në të ardhmen, grupi i gjakut duhet të merret në konsideratë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha autorja e studimit, Tessa Kol.
Sipas saj, duhet të merren parasysh edhe mosha, gjinia dhe presioni i gjakut në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e zemrës.
Në anën tjetër, sipas një studimi japonez, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë më shumë gjasa që të jenë në shënjestër të mushkonjave, por pavarësisht kësaj, ata kanë më pak shansë që të preken nga sëmundja e malaries, e cila transmetohet nga mushkonjat.
Ndërkaq, njerëzit që kanë grupin e gjakut 0 janë më të prekur nga stresi, thotë Shërbimi Amerikan i Veteranëve të Luftës. Ata shpjeguan se niveli i kortizolit (hormoni i stresit) është më i lartë tek njerëzit e atij grupi gjaku sesa tek të tjerët./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...