Një studim i fundit në Kinë ka dalë në konkluzionin se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të prekshëm ndaj koronavirusit, ndërsa njerëzit me grup 0 janë ata që paraqiten më rezistentë ndaj tij.
Pas analizës së grupeve të gjakut të më shumë se 2000 pacientëve të infektuar në Kinë, studiuesit zbuluan se ata me gjak të tipit A treguan një normë më të lartë të infeksionit dhe zhvilluan simptoma më të rënda. Ata me tip 0 kanë tendencë të përjetojnë simptoma më të lehta nga sëmundja, që njihet ndryshe edhe si Sars-CoV-2.
Wang Xinghuan, nga Qendra për Mjekësi në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan, deklaroi: “Njerëzit e grupit të gjakut A mund të kenë nevojë për forcim të veçantë të mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit. Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë të marrin mbikëqyrje më vigjilente dhe trajtim agresiv. Ndërsa grupi i gjakut 0 kishte një rrezik më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e tjera të gjakut”.
Të dhënat që u publikuan në Medrxiv.org., janë mbështetur për studimin e tyre tek rastet e regjistruara në Wuhan.
Nga ana tjetër, Gao Yingdai, studiues në Laboratorin Shtetëror të Hematologjisë Eksperimentale në Tianjin, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se studimi i ri “mund të jetë i dobishëm për profesionistët mjekësorë, por qytetarët e thjeshtë nuk duhet t’i marrin statistikat shumë seriozisht.”
Mjekët theksuan se nuk ka vend për panik, sepse nuk është e thënë që shanset e infektimit tek grupi A të jenë 100 për qind, ashtu siç nuk është e sigurt që grupi 0 shpëton i paprekur nga virusi.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...