Njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë!

19:05 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Njerëzit e zgjuar jetojnë më gjatë, thotë një studim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje sipas këtij hulumtimi, thuhet se një gjë e tillë ndodh për shkak të ashtuquajturave ‘’gjene të intelegjencës’’ të cilat rifreskojnë qelizat përgjatë rrjedhës së moshës, njofton Klan Kosova.

Më shumë se 500 gjene të lidhura me njerëz që kanë koeficientin e inteligjencës më të lartë, janë identifikuar nga shkencëtarët, që është 10 herë më e lartë se sa është menduar më parë.

Ky lloj studimi u arrit pasi u përdorën teste të thjeshta të ADN-së përmes pështymës së të eksperimentuarve.

Hulumtimet e kaluara sugjerojnë se gjenet e inteligjencës nxisin transmetimin e sinjaleve midis rajoneve të ndryshme të trurit, si dhe mbrojnë nga çmenduria dhe vdekja e parakohshme.

“Inteligjenca është një tipar i trashëgueshëm me vlerësime që tregojnë mes 50 dhe 80 për qind të dallimeve në inteligjencë mund të shpjegohet me faktorë gjenetikë’’ ka thënë David Hill nga Universiteti i Edinburgut , njofton Klan Kosova.

Sipas tij njerëzit me një nivel më të lartë të inteligjencës, janë vërejtur të kenë shëndet më të mirë fizik dhe mendor dhe të kenë jetë më të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme